Çfarë është The Muslim Vote Albania dhe pse duhet tani.

The Muslim Vote Albania është një lëvizje organike që synon të bashkojë votën e komunitetit mysliman shqiptar kundër qeverisë aktuale në zgjedhjet parlamentare.

Ne kërkojmë të vëmë përpara përgjegjësisë liderët tanë për bashkëpunimin e tyre në Genocidin e Gazës, duke thirrur çdo shqiptar të përdorë votën e tij si një mjet për drejtësi dhe ndryshim. Bashkohuni me ne për të ndërtuar një të ardhme ku Shqipëria qëndron për njerëzimin dhe refuzon të jetë bashkëfajtore në mizori.

Ne duam të mobilizojmë shumicën myslimane të Shqipërisë për të sfiduar dominimin e PS-së në zgjedhjet e 2025-ës. Duke ekspozuar dhe kundërshtuar mbështetjen ekonomike, diplomatike dhe kulturore për Izraelin, ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë: Shqipëria nuk mbështet ata që bashkëpunojnë në genocid.

The Muslim Vote Albania është projekt i aktivistit për çështjen palestineze, Baki Goxhaj.