Zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një nga testet më të rëndësishme historike për demokracinë e brishtë shqiptare, si dhe për mbarëvajtjen e Shtetit Shqiptar. Ne si muslimanë dhe qytetarë të këtij vendi jemi thelbi i shtetformimit dhe mbarëvajtjes së punëve të këtij shteti, dhe kjo shihet edhe në zgjedhjet majit 2025. Si votues i rëndomtë muslimani e ka kryer detyrimin e tij qysh në zgjedhjet e para të vitit 1991, e deri në këto të fundit. Në legjislaturën e kaluar madje kemi pasur edhe një anëtar të Kuvendit praktikant i rregullt musliman. Ndërsa në këto zgjedhje prania muslimane, si kandidatë për deputetë ka qenë e ndjeshme dhe shkon në 80% të subjekteve pjesëmarrës në garë. Numri i pjesëmarrësve të evidentuar në këto parti shkon në 44, nga të cilat 7 janë femra. Kandidatët vijnë me të kaluara të ndryshme dhe me CV të pasura profesionale.
Më poshtë do të gjeni një listë të kandidatëve dhe të partive, ku gjenden këto kandidatë muslimanë, të cilët garuan në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në këto zgjedhje morën pjesë 11 subjekte politike, parti dhe koalicione, në 12 qarqe elektorale, që i gjeni të rreshtuara më poshtë. Kandidatët muslimanë ishin të pranishëm në tetë subjekte politike, ku katër nga këto subjekte i përkasin krahut të djathtë të politikës dhe katër subjektet e tjera janë krejtësisht të majta.
Partitë dhe koalicionet pjesëmarrës në këtë garë janë me karakter laik të gjitha, dhe deri tashti nuk i kanë marrë parasysh nevojat e muslimanëve, apo edhe nuk i kanë përfaqësuar interesat dhe ndjeshmëritë e tyre qytetare në një nivel të kënaqshëm me programet apo ligjërimet e tyre. Këto dhe arsye të tjera kanë qenë shkaqet e ndërtimit të kësaj platforme mediatike, e cila do të ketë edhe më tej nën vëzhgim zgjedhjet dhe votimet. Këto probleme do të jenë në qendër të vëmendjes së punës tonë, si dhe sensibiliteti ndaj pranisë muslimane në politikë apo të çështjeve që i shqetësojnë ata.
1 Partia e Koalicionit Euroatlantik
- Pëllumb Seferi – Tiranë 880 + 22 = 902
- Jonuz Myshketa – Durrës 218 + 15 = 233
- Egert Haxhiu – Tiranë 189 + 4 =193
- Albert Kojku – Dibër 88 + 10 = 98
- Hysen Xhura – Tiranë 140 + 1 = 141
- Eugert Cjapi – Berat 94 + 4 = 98
- Mirjan Kaloshi – Dibër 14 + 4 = 18
2 Partia Socialdemokrate
- Burbuqe Islami – Tiranë 136 + 6 = 142
- Mateas Shkëmbi – Korçë 428 + 34 = 462
3 Partia Socialiste
- Edlira Dyrmishi – Tiranë 1211 + 126 = 1337
- Florenc Spaho – Elbasan 2789 + 374 = 3163
- Ali Hallaçi – Kukës 3935 + 345 = 4280
- Erdis Hyka – Berat 4138 + 920 = 5058
4 Lëvizja Bashkë
- Artan Kaçani – Durrës –
- Refatjon Limaj – Vlorë 19 + 3 = 22
- Besnik Manushi – Fier 63 + 4 = 67
- Rexhina Elmazi-Saraçi – Dibër –
- Grisildi Gora – Korçë 38 + 10 = 48
5 Koalicioni: Nisma Shqipëria Bëhet
- Tanush Caushi – Vlorë 856 + 122 = 978
- Azmer Duleviç – Fier 1098 + 597 = 1695
- Amel Pervizi – Shkodër 302 + 99 = 401
- Klodian Siqeca – Berat 625 + 65 = 690
- Marius Malaj – Tiranë 89 + 1 = 90
- Voltian Hoxha – Berat 1351 + 167 = 1518
6 Partia Mundësia
- Valbona Xhika – Elbasan 144 + 11 = 155
- Genti Baraku – Tiranë 515 + 31 = 546
- Jonild Pashaj – Vlorë 92 + 13 = 105
7 Koalicioni Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore
- Dritan Mitarja – Elbasan 3042 + 208 = 3250
- Ted Kopliku – Shkodër 6224 + 650 = 6874
- Rivelino Çuno – Tiranë 486 + 8 = 494
- Andia Ulliri – Durrës 5601 + 403 = 6004
- Liljan Idrizaj – Shkodër 269 + 21 = 290
- Oltion Merdari – Berat 1127 + 100 = 1227
- Shpëtim Idrizi – Tiranë 1901 + 90 = 1991
8 Partia Lëvizja Atdheu
- Kreshnik Osmani – Tiranë –
- Ilir Haveriku – Tiranë –
- Shpëtim Bashmili – Elbasan 8 + 0 = 8
- Ermal Bega – Tiranë 22 + 1 = 23
- Eldi Bajrami – Elbasan –
- Marjola Jakupi – Fier –
- Samuel Laze – Tiranë 4 + 1 = 5
- Elona Hoxha – Tiranë –
- Enes Karaj – Elbasan –
- Nertil Boraj – Vlorë –
Të dhënat që dalin në mbyllje të këtij vëzhgimi janë: 8 nga 11 janë subjektet politike, ku kanë garuar kandidatët muslimanë dhe numrat e tyre.
7 te partia Partia e Koalicionit Euroatlantik (Endri Hasa – Lulzim Basha), 2 Partia Socialdemokrate (Tomë Doshi), 4 Partia Socialiste (Edi Rama), 5 Lëvizja Bashkë (Arlind Qori), 6 Koalicioni: Nisma Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj – Endrit Shabani), 3 Partia Mundësia (Agron Shehaj), 7 Koalicioni Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore (Sali Berisha), si dhe 10 Partia Lëvizja Atdheu (Kreshnik Osmani). Me lista të hapura e të mbyllura janë gjithsej 44 kandidatë, nga të cilët 35 dalin në listat e hapura (votim preferencial) dhe 9 në listat e mbyllura.
10 nga 12 qarqet janë paraqitur kandidatët muslimanë. Në rang kombëtar qarqet ku kanë marrë pjesë janë Tirana, Elbasani, Fieri, Vlora, Shkodra, Durrësi, Kukësi, Dibra, Berati dhe Korça. Vetëm Saranda dhe Gjirokastra nuk ka pasur pjesëmarrje.
Secili nga subjektet politike ka paraqitur 140 kandidatë garues në listat e hapura për Kuvendin e ri, që në total shkojnë 1540 emra kandidatësh shtuar këtu edhe 552 emra në listat e mbyllura, të cilët janë ndarë në 12 qarqet elektorale. Në total numri i të gjithë kandidatëve të paraqitur shkon në 2092. Pra, kandidatët muslimanë në listat e hapura dhe të mbyllura së bashku përbëjnë gjithsej 2,1%.
Nga kandidatët e listave të hapura minimum i marrë nga një kandidat është 5 vota dhe maksimumi i votave të marra prej një kandidati është 6874 vota. Numrat më të shumtë të votave i kanë marrë kandidatët, që kanë pasur mbështetjen e logove të dy partive më të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Për më shumë hollësi mund të ndiqni më sipër emrat e kandidatëve sipas partive. Votat e kandidatëve për secilin janë vendosur sipas votimit brenda dhe jashtë vendit.
Me gjithë paraqitjen dinjitoze të të gjithë kandidatëve në garë, nuk u arrit që ndonjëri prej emrave të mësipërm të arrinte të hynte në Kuvendin e Shqipërisë.
Ky vëzhgim ka nisur më dt. 15 maj 2025 dhe është mbyllur më dt. 21 Maj 2025. Ky material u përditësua më dt. 26 maj 2025.
P.S. Nuk pretendojmë ta kemi shteruar plotësisht si pjesëmarrje, prandaj nëse dikush na ndihmon duke na njoftuar për ndonjë emër, që nuk gjendet në listën e mësipërme ne do ta përditësojmë atë menjëherë.