Rekomandimet Tona
Renditja është bërë në bazë të kritereve tona: Mbështetja e Palestinës, Lufta kundër Korrupsionit, Politikat Sociale dhe Mbështetja e Komunitetit Tonë. Kemi ofruar dy figura për çdo qark për për të përfaqësuar secilin kah politik.
TIRANË

EGERT HAXHIU
Koalicionin Euroatlantik
Aktivist politik që kërkon transparencë dhe llogaridhënie në administrimin publik, duke u angazhuar për politika që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Ai ka promovuar mesazhin “Shqipëria meriton më shumë”, duke u pozicionuar si një zë i fortë për ndryshime reale. Mbështetës i çështjes së Palestinës.

ARLIND QORI
Lëvizja Bashkë
Aktivist i njohur dhe politikan i ri, është i vetmi kryetar partie në Shqipëri që ngre çështjen palestineze dhe ka denoncuar vazhdimit Genocidin e Gazës. Shquhet për karakter të papërlyer dhe guxim intelektual. Lëvizja Bashkë u ofron sivjet qytetarëve një program politik të vlerësuar shumë lartë nga ekspertët e fushës.
DURRËS

ARTAN KAÇANI
Lëvizja Bashkë
I diplomuar në Politecnico di Milano për planifikim urban dhe politika territoriale, që prej vitit 2018 Artan Kacani u gradua si doktor shkencash me temë banimet informale, punim i zhvilluar në Shqipëri, Itali dhe Portugali. Autor i librit “Durrësi urban para dhe pas Pavarësisë Kombëtare”.

JONI MYSHTEKA
Koalicioni Euroatlantik
Përtej politikës, Joni është sipërmarrës dhe pedagog. Ai ka themeluar agjencinë e marketingut “Globa Grafika” si dhe shoqërinë e kontabilitetit “M&A Accounting Services”. Karriera e tij politike është ndërtuar mbi vlera si demokracia, interesi publik dhe vizioni afatgjatë për zhvillimin e komunitetit lokal.
VLORË

REFATJON LIMAJ
Lëvizja Bashkë
Lindur në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa fëmijëria e tij është ndarë mes qytetit dhe fshatit të origjinës, Kuçit. Dualiteti mes qytetit dhe fshatit formësoi qasjen e tij ndaj historisë dhe rrënjëve të identitetit shqiptar.

TANUSH CAUSHI
Nisma Shqipëria Bëhet
Me origjinë nga Konispoli dhe banues në Tiranë, është i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi, me specializim si Projektues Strukturist pranë FIN. Ka përfunduar Masterin në “Disaster Risk Management and Fire Safety” në Epoka University. Kërkon ndryshim real në fushën e shëndetësisë dhe të drejtave të P.A.K.
FIER

AZMER DULEVIÇ
Nisma Shqipëria Bëhet
Inxhinier elektrik dhe themelues i “Itech Academy”. Me origjinë nga Libofsha e Fierit, ka punuar si pedagog në Kuvajt, Gjermani dhe Shqipëri, dhe është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare të inxhinierisë dhe edukimit.

BESNIK MANUSHI
Lëvizja Bashkë
Autor i tri librave me poezi dhe shkrimesh letrare e analizave. Me një formim akademik në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ai është gjithashtu një zë i angazhuar në debatin publik, me publikime të rregullta të analizave politike në mediat e shkruara.
ELBASAN

VALBONA XHIKA
Mundësia
Ju drejtohet qytetarëve me një thirrje të ndjerë për ndryshim, duke përfaqësuar zërin e të rinjve të papunë, prindërve të dëshpëruar, pensionistëve të harruar dhe qytetarëve që kërkojnë drejtësi e dinjitet. Ajo kërkon besimin e votuesve më 11 maj për t’u bërë përfaqësuese e tyre në parlament dhe për të sjellë zgjidhje reale për sfidat e përditshme.

DRITAN MITARJA
Partia Demokratike
Jam i lumtur që programit tonë të ndryshimit i janë bashkuar edhe ata që në fillim ishin skeptike, edhe ata që ishin lodhur me politikën, edhe ata që për 12 vite panë sesi u shkatërrua vazhdimisht ekonomia, trashëgimia dhe e ardhmja e Elbasanit.
SHKODËR

AMEL PERVIZI
Nisma Shqipëria Bëhet
Diplomuar në “Financë-Kontabilitet” dhe “Psikologji Organizative”, me një përvojë të gjerë në fushën ekonomike. Angazhimi i tij qytetar ka nisur që gjatë protestës së studentëve në vitin 2018, ku ka mbështetur kauzat për një arsim të mirëfinancuar dhe cilësor. Ky moment ka shënuar pikënisjen e përfshirjes aktive të tij në çështjet shoqërore dhe politike.

TED KOPLIKU
Partia Demokratike
Ted Kopliku synon të ndërtojë ura komunikimi dhe të sjellë një qasje të re në politikë, të bazuar në afërsi me qytetarin, transparencë dhe politika me ndikim real. Ai shpreh përkushtimin ndaj parimeve të lirisë, meritokracisë dhe shtetit ligjor, duke theksuar nevojën për një politikë që ofron zgjidhje konkrete për qytetarët.
BERAT

KLODIAN SIQECA
Nisma Shqipëria Bëhet
I diplomuar në Fakultetin e Farmacisë pranë Universitetit të Padovës, Itali, në degën e Farmacisë dhe Farmacisë Industriale. Ka ushtruar funksionin e pedagogut të jashtëm pranë Albanian University, ku ka ligjëruar Farmakologji dhe Biokimi për studentët e Infermierisë dhe Fizioterapisë. Me një eksperiencë të gjerë në sektorin farmaceutik, ka punuar si farmacist sipërmarrës, si dhe ka mbajtur detyrën e inspektorit pranë Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Berat.

EUGERT CJAPI
Koalicionin Euroatlantik
Veteriner i përkushtuar nga Dimali, i cili ka fituar respektin e komunitetit për punën e tij të palodhur me fermerët lokalë. Ai ka qenë një zë i fuqishëm për të drejtat e fermerëve dhe ka luftuar për përmirësimin e kushteve të tyre ekonomike. Me një përvojë të gjatë në fushën e veterinarisë dhe një angazhim të fortë politik, ai synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve të Dimalit e Beratit në Kuvendin e Shqipërisë.
DIBËR

REXHINA ELMAZI
Lëvizja Bashkë
Ka kryer studimet në Shkenca Politike dhe masterin profesional në Qeverisje dhe Politika Publike në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. E angazhuar aktivisht në sindikatën “Solidariteti”, ku ka kontribuar në organizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të sektorit.

ALBERT KOJKU
Koalicionin Euroatlantik
Me mbi 20 vite përvojë në arsim, teknologji dhe administratë publike, ai synon të sjellë në Kuvend një zë të arsyes dhe një vizion të ri për Dibrën. Ai nuk e sheh veten si përfaqësues të ndonjë grupimi, por si zë të atyre që nuk janë ndjerë të përfaqësuar.