Asnjë Votë për Mbështetësit e GENOCIDIT!
Qeveria Rama është bashkëpunëtore në Genocidin e Gazës. Vota kundër PS-së është detyre individuale për çdo mysliman Shqiptar.

Bashkëpunëtorë në GENOCID!
Qeveria Rama mbështet Izraelin ekonomikisht, diplomatikisht dhe kulturalisht, duke tradhtuar vlerat e popullit tonë dhe duke shkelur Ligjin Ndërkombëtar.
Mbështetje Ekonomike
- Shqipëria eksporton naftë në Izrael, duke ofruar burime energjetike kritike që mbështesin makinerinë e luftës në Gaza.
- Qeveria ka ofruar portet shqiptare për ankorimin e anijeve me armë, duke lehtësuar logjistikën ushtarake të Izraelit.
- Marrëveshjet tregtare të Shqipërisë me Izraelin, duke forcuar indirekt ekonominë e Izraelit gjatë Genocidit
Mbështetje Diplomatike
- Shqipëria votoi kundër disa rezolutave të OKB-së në 2023 dhe 2024 që kërkonin armëpushime në Gaza.
- Qeveria mirëpriti Presidentin izraelit Isaac Herzog në 2024, si aprovim dhe përkrahje e veprimeve të Izraelit.
- Kryeministrit Rama vizitoi Izraelin në 2025 ku u iu dha Medalja Presidenciale të Nderit për ndihmën e ofruar gjatë Genocidit.
Mbështetje Kulturore
- Evente me kriminelin e luftës Joel Kaplan, pjesëmarrës në Genocidin e Gazës, që promovojnë një narrativë të rreme të Izraelit si partner paqësor, duke injoruar genocidin.
- Organizimi i Javës Kulturore Izraelite, për të maskuar krimet në Gaza përmes promovimit kulturor.
- Muzeu Hebraik i Vlorës, fillo punimet gjatë genocidit për të zhbërë krimet e Izraelit.
Vota Jonë, Arma Jonë
Duke bashkuar votën tonë kundër PS-së, ne mund të ndryshojmë zgjedhjet parlamentare të 2025-ës dhe të vëmë qeverinë përpara përgjegjësisë.
Bashkë Jemi të Fortë
Veprimi ynë kolektiv do të ekspozojë dhe çmontojë mbështetjen ekonomike, diplomatike dhe kulturore të Shqipërisë për Izraelit gjatë Genocidit të Gazës.

Cilat janë çështjet më të rëndësishme për ne si myslimanë shqiptarë
Palestina
Genocidi i Gazës është kryefjala në këtë zgjedhje për shkak të mbështetjes aktive që Qeveria Rama i jep Izraelit. Kandidatët pro-palestinezë do të kenë prioritet.
Korrupsioni
Kandidatët që mbajnë qëndrim parimor për Palestinën, tregojnë një forcë karakteri të pashembullt që i bën ata të jenë edhe më të pakorruptueshmit.
Politikat Sociale
Shëndeti moral i shoqërisë Shqiptare është një prioritet i komunitetit tonë. Prioritet do të kenë kandidatë rezistentë ndaj politikave të huaja eksperimentale.
Nevojat Tona
Mbështetja e nevojave specifike të komunitetit, siç është, për shembull, dy orë pushim për Xhuma apo hapësirat e faljes në ambiente publike është bonus.
Pyetje – Përgjigje
Pse është Genocidi i Gazës çështja kryesore në këto zgjedhje?
Në etikën islame, ruajtja e jetës qëndron mbi çdo interest tjetër personal apo publik. Prandaj mbështetja e një genocidi politikisht dhe logjistikisht është një vije e kuqe e cila nuk mund të kapërcehet. Siç ne nuk do votonim kurrë një parti që do të mbështeste Serbinë në krimet e luftës ndaj vëllezërve tanë në Kosovë, po ashtu nuk mund të votojmë në asnjë mënyrë një parti që mbështet krimet e luftës ndaj vëllezërve tanë në Palestinë.
Pse jeni kundër PS-së?
Partia në pushtet dhe lideri i saj, Edi Rama, kanë mbështetur Izraelin në kryerjen e Genocidit të Gazës dhe vazhdojnë ta bëjnë akoma, pas asnjë shenjë reflektimi. Përkundrazi, vetëm para pak javësh Kryeministri ynë u dekorua me Çmimin Presidencial të Nderit në Izrael ku konfirmoi mbështetjen e pakushte ndaj shtetit genocidial. Një qëndrim i tillë meriton ndëshkim me votë në tërësi si parti dhe si listë kandidatësh. Asnjë votë nuk duhet të shkojë për PS-në na komuniteti ynë.
A jeni pro PD-së?
Jo, nuk jemi pro Partisë Demokratike. Qëndrimet e liderit të shkuar, Lulzim Basha dhe liderit aktual, Sali Berisha janë gjithashtu të turpshme. Të dyja këto figura dënuan me notat më të forta sulmin e 7 Tetorit, por nuk kanë denjuar të thonë asnjë fjalë për Genocidin e Gazës edhe pse pas tyre kanë votuesit dhe Ligjin Ndërkombëtar. Me shumë gjasa, po të ishin në pushtet, edhe këta do të bënin të njëjtat maskarallëqe që bën Edi Rama.
Ndryshe nga PS-ja, për PD-në mund të votohet për kandidatë specifikë që kanë merita të veçanta në mbështetje të Gazës apo çështjeve të brendshme.
A mbështesni ndonjë parti të caktuar?
Jo, ne nuk mbështesim asnjë parti të caktuar politike. Qëllimi ynë është të edukojmë, fuqizojmë dhe mobilizojmë komunitetin mysliman për të votuar në mënyrë strategjike, duke mbështetur kandidatë që përfaqësojnë më së miri vlerat etike islame dhe shqetësimet e komunitetit tonë.
Për kë na sugjeroni të votojmë?
Duke mbështetur kandidatët specifikë dhe duke përdorur në mënyrë strategjike votën tonë kolektive, ne u japim një mesazh të qartë të gjitha partive se votat tona nuk e kanë në xhep. Kjo strategji i detyron partitë politike t’i adresojnë seriozisht shqetësimet e komunitetit tonë. Strategjia jonë është të mbështeten në masë kandidatët që kanë mbajtur qëndrim të hapur kundër Genocidit të Gazës, pavarësisht cilës parti i përkasin, përveç PS-së.
“Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe dhembshurinë e ndërsjellë është si një trup: kur një gjymtyrë ankohet, i gjithë trupi lëngon nga pagjumësia dhe ethet.”
Profeti Muhamed
Buhari, 6011